Tuesday , January 19 2021

Mbrojtësi i Gjermanisë refuzon Barcelonën

Ai nuk u la për asnjë minutë jashtë në ndeshjet e Gjermanisë në Kampionatin Evropian dhe me siguri kështu do të ndodhë edhe në të ardhmen. Mbrojtësi Jonas Hector ishte basti i trajnerit Joachim Löw në Francë për krahun e majtë të mbrojtjes dhe shoku i skuadrës së Mërgim Mavrajt në Köln bindi me performancat e tij, transmeton Fakte.
Loja e saktë dhe konstante e 26-vjeçarit mësohet se ka rënë në sy te drejtuesit e Barcelonës. Sipas asaj që shkruan gazeta gjermane “Express”, klubi katalanas ka dërguar përfaqësues të vet gjatë ndeshjeve të “Euro 2016”-s për të ndjekur Hectorin. Detaje të këtij interesimi i ka zbuluar gazeta gjermane “Bild”. Sipas saj, oferta e Barcelonës për mbrojtësin shkon në rreth 18 milionë euro, shifër kjo e pamjaftueshme.
“Nuk ka oferta për Jonas Hectorin”, – sqaroi së fundmi drejtori sportiv i Kölnit, Jörg Schmadtke. Me siguri që klubi gjerman po mendon për një shifër rreth 30 milionë. Në Premier League, klube si Liverpool dhe Tottenham janë përfshirë në listën e të interesuarve për heroin e kampionëve të botës në çerekfinalen e Evropianit, ku skualifikoi Italinë me penalltinë e tij të fundit./Telesport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *