Tuesday , March 26 2019

“Mbretërit e kokainës”, si mafia shqiptare ka “pushtuar” Britaninë

Media e njohur ndërkombëtare “The Guardian” shkruan një artikull për mafien shqiptare, sesi ajo trafikon kokainë dhe lëndë narkotike në Britaninë e Madhe. Kjo media nënvizon se mafia shqiptare “ka kapur” kontrollin e kokainës në Britani.

Në artikullin e gjatë të medias në fjalë, bandave shqiptare iu referohet me emërtimin “Hellbanianz”. Në shkrim nënvizohet se shqiptarët janë të organizuar, të sofistikuar, të mençur. Ata janë kudo nëpër portet e Europës dhe në rrugët e Londrës. Banda njihet më shumë për tregtinë e drogës, reklamimin në rrjetet sociale të makinave të shtrenjta Ferrari ose orëve Rolex sepse kjo ndihmon në rritje të reputacionit, por edhe në rekrutimin që iu bën të rinjve. HB janë të dhunshëm, posedojnë fuqi punëtore, por edhe armë të zjarrit. Mafia shqiptare ka zënë vend në tregtinë e kokainës përmes miqësisë me bandat më të fuqishme europiane dhe botërore, por duke përdorur edhe dhunën barbare.

Ndërkaq, droga sa më e pastër të jetë, aq më shtrenjtë kushton. Shqiptarët ia dolën që menjëherë dhe drejtpërdrejtë të hyjnë në “biznes” me trafikantët kolumbianë të kokainës. Dërgesa të mëdha janë dërguar nga Amerika Latine. Shqiptarët e kanë ulur çmimin e kokainës dhe ku kanë mundur, e kanë rritur pastërtinë e drogës. Tashmë droga në Britani është më e lirë se në vitin 1990, por edhe më e pastër e kjo gjë ka shkaktuar viktima pa fund, më shumë se vitet e kaluara. Tony Saggers, ish-kreu i luftës kundër drogës dhe inteligjencës në Agjencinë Kombëtare të krimit ka deklaruar se shqiptarët rrinë mirë në treg, sepse ata kanë zgjedhur të shesin drogë me çmime të qëndrueshme e me cilësi të mirë. Gjithsesi, për të qenë të fuqishëm, mafiozët shqiptarë duhet të bashkëpunonin me Ndraghetan, mafien më të madhe dhe të fuqishme globale sot të botës. Tashmë mafia shqiptare dhe ajo italiane kanë bashkëpunim dypalësh dhe se shqiptarët konsiderohen tanimë si “të barabartë në aleancë”.

Sponsored by Revcontent
LAJMET MË TË LEXUAR NË SKOPJE

People in Skopje Are Becoming Rich Thanks to This Bitcoin System
Gjithsesi, mafia shqiptare nuk është e paprekshme, madje janë kapur edhe ato që kanë qenë në “krye” të kupolës mafioze. Kështu, Klodian Çopja u kap më 2017 dhe u burgos, pasi atij iu kapën korrierët e drogës. Çopja, me origjinë nga Elbasani mori një dënim me 17 vite burgim për shkelje të rënda të ligjit të drogës. Tjetër tipar që vihet re prej hetuesve dhe ata që e kanë studiuar atë sesi funksionon mafia shqiptare në Britani është se tashmë shqiptarët nuk shohin mafiet e kombësive të tjera si rivale, por bashkëpunojnë me ta dhe kjo i fuqizon. Kështu, mafia shqiptare ka vendosur raporte me mafien italiane dhe atë kolumbiane, duke rritur shumëfish buxhetin e saj. Në qarqet kriminale, shqiptarët njihen si besnikë dhe që nuk tradhtojnë fjalën.

“Hellbenianz” ishin aktivë edhe në rrjetet sociale. Llogaria e tyre u mbyll, por se kishte plot 115 mijë ndjekës. Në këtë artikull përmendet edhe OTR. OTR thotë në një video të fundit se “janë gati për luftë”. Ndër personat e kapur prej policisë britanike është edhe Tristen Asllani, i cili u dënua me 25 vjet burgim për çështje të trafikut të drogës. Atij iu përplas makina, e se në automjetin e copëtuar oficerët kanë gjetur valixhe plot me kokainë, kurse në shtëpinë e të riut ata kanë mundur të kapin edhe 21 kg drogë dhe një pistoletë Skorpion. Këto argumente tregojnë më së miri se përse shqiptarët përbëjnë sot për sot në Britani, shtetësinë e tretë më të ndeshur në burgje.

Në Longridge Road në Barking, pretendohet se ka shtëpi e restorante shqiptare, që zotërohen nga bandat ose emrat e anëtarëve të shquar shqiptarë, edhe pse të tjerët mohojnë ekzistencën e tyre. Tjetër fenomen shqetësues janë edhe zënkat dhe sherret nëpër rrugë për shkak të rivalitetit për çështje të trafikut të kokainës. Një i ri 14 vjeç u vra në rrugë përpara disa kohësh, mirëpo familjarët thanë ase vrasja e tij s’ka lidhje me bandat. Gjithashtu “kokainën” vështirë ta arrijnë bandat e vogla, por ata që janë të mirëorganizuara. Ndërsa bandat shqiptare po dominojnë tregun e kokainës në Britani, adoleshentët janë “preja” më e lehtë për t’u tërhequr dhe për t’u bërë pjesë e krimit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *