Tuesday , June 22 2021

Mbrëmë vonë është sulmuar deputeti i LSDM-së Zekiri në lokalin “Dion”

Deputeti i LSDM-së Muhamed Zekiri në orët e vonshme mbrëmë, në lokalin “Dion” është sulmuar fizikisht nga disa persona, shkruan vetë Zekiri, përcjell Fakte. Sipas tij, personat që e sulmuan kanë qenë truprojet e ish kreut të DSK-së Sasho Mijallkov, ndërsa të njejtit kanë kërkuar nga ai që ta lëshojë lokalin dhe pastaj kanë filluar incidentin me rrokullisjen e tavolinës ku ishte ulur Zekiri, dhe kanë nxjerrë të njejtin jashtë.

Zekiri ka kaluar pa lëndime trupore ndërsa rastin e ka paraqitur në polici.

Ndryshe, ditë më parë ai deklaroi se është nën hetime nga policia finansiare për pasurinë e tij të deklaruar së fundmi, ndërsa kishte drejtuar gishtin kah Mijallkov për të hetuar kriminalitetin./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *