SHARE

Sipas Eurostat, Bashkimi Europian u ka dhënë azil mbi gjysmë milioni refugjatëve në vitin 2017. Shifra është një të katërtën më e vogël, krahasuar me vitin 2016.

Agjencia për Statistikat e BE-së tha se qytetarët sirianë përbëjnë numrin më të madh të azilkërkuesve të suksesshëm, vitin e kaluar, për t’u pasuar nga afganët dhe irakianët.

Po sipas Eurostat-it, Gjermania ka marrë numrin më të madh të azilkërkuesve, rreth 60% dhe është pasuar nga Austria dhe Suedia. Më së paku azilkërkues kanë pranuar Republika Çeke dhe Polonia.

SHARE