Wednesday , August 22 2018

Mbi 40 sportistë të Kosovës në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”

Kosova për herë të parë do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018, të cilat mbahen prej 22 qershor – 1 korrik 2018.

Me këtë rast Kosova do të dërgojë në Tarragona të Spanjës, 40-45 sportistë të 12 sporteve.

“Përzgjedhja e sportistëve do të bëhet në bazë të tri kritereve: cilësisë, univerzalitetit dhe barazisë gjinore. Lista përfundimtare e sportistëve, trajnerëve dhe zyrtarëve të tjerë do të përcaktohet në mbledhjen e radhës së Bordit Ekzekutiv të KOK-ut”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Në Komitetin Olimpik të Kosovës, federatat kanë dërguar rreth 80 aplikacione të sportistëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.