Friday , February 26 2021

Mbi 3 mijë vetura të dëmtuara nga përmbytjet në Hasanbeg. A do kompensohen?

Të paktën tre mijë vetura u dëmtuan gjatë vërshimeve të 6 gushtit në rajonin e Shkupit, por ende nuk është ndërmarrë asnjë hap lidhur me kompensimit te tyre. Pavaresisht evidentimit nga Komisioni per vleresim, ргопагеt е veturave shprehen skeptikë per kompensimin e tyre, madje mes tyre ka edhe nga ata qe nuk pajtohen me shumen e vleresimit, transmeton Fakte.

“Vetura sic e shihni e kemi larë. Vetura është e 2005 dhe kushton 4 mijë-5 mijë euro. Nuk punon. Nuk interesohet askush dhe na ka ngelur në shtëpi. Nuk ma merr mendja, shpresat shihen edhe vetë askush nuk është interesuar, nuk ma merr mendja se ka me ardhur ndokush per verurat jo vetëm per mua po edhe te tjeret.”

“Vërshimet ma kanë marrë, kam qenë dhe në mjeshtër. Mjeshtëri më ka thënë 1 mijë euro dhe nuk me garanton se bëhet veturë. Unë jam me tre fëmijë dhe plakë. Ata të vlerësimir i kanë marrë të dhënat dhe nuk kanë qenë më. Nuk e dime nëse do na e paguajnë apo jo. Është shumë vështirë! Nënën e kam invalid, duhet ta çoj në spitale dhe tani nuk kam me çfarë ta dërgojë, me taksi? Si ta dergoj me taksi, nuk kam para”.

Edhe mekanlkët shprehen skeptikë. Ata thonë se veturat e reja është vështirë të riparohen.

“Ka disa variante, varësisht nga vërshimi si ka qenë. Të jetë dëm i vogël, mund të rregullohet, të jetë i madh, është vështirë të bëhet si ka qenë, kështu që edhe çmimi është me i madh. Veturat që janë nën vitin 1995 mund të rregullohen, por ato mbi këtë vit, ato kanë shumë elektronikë. Edhe sikur të rregullohen, prapë do kenë probleme”, tha Bekir Saliu, automekanik.

Nga kompanitë e sigurimit, edhe më parë kanë konfirmuar per ALSAT se jo të gjitha makinat e dëmtuara nga përmbytjer do të kompensohen. Sipas tyre, kompensimi mund të bëhet vetëm per ato që kanë sigurim të plotë, dhe nëse në marrëveshje, përfshihet në mënyrë eksplicite kompensimi i tyre ne rast te fatkeqësive natyrore./AlsatM

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *