Saturday , January 19 2019

Mbi 1 mln euro vjedhje në Francë, nis gjyqi ndaj grupit prej 26 shqiptarësh

Ka nisur sot në Francë procesi gjyqësor ndaj 26 shqiptarëve, 7 prej të cilëve nga Kosova dhe pjesa tjetër nga Shqipëria të akuzuar për të paktën 200 vjedhje.

Disa do të gjykohet në mungesë, duke përfshirë edhe një të dyshuar për vrasje në një rast tjetër në Zvicër. Ata u shfaqën në pjesën më të madhe në gjykatë shoqëruar me avokatë mbrojtës, percjell Fakte.

Kryetari i trupit gjykues, Francois Bouriaud, përmendi emrat e 60 paditësve, ndërsa numri i viktimave nga grabitjet është 140. Të paktën 192 grabitje u atribuohen shqiptarëve të moshës nga 25 deri në 45 vjeç.  Baza e grupit ishte e vendosur në Firminy.

Më shumë se 1 milion euro përfitime

Humbjet më të lartë materiale të vjedhjeve të kryera në shtëpitë ku nuk ndodheshin pronarët, kapin shifrën e 155 mijë eurove. Grabitjet janë kryer në periudhën midis fundit të vitit 2015 dhe fundit të vitit 2017. Të ardhurat e shitjes së sendeve të vjedhura, shumë prej të cilave janë shitur në qytetin port të Belgjikës në Antwerp, mund të arrijnë në mes të 1 dhe 1.5 milion euro.

Imazhet e rreth 700 bizhuterive të gjetura nga hetuesit do të ekspozohen në sallën e gjyqit për të identifikuar pronarët e tyre.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *