Vazhdon “veshja” me fasada barok të ndërtesave në Shkup. Vetëm për “Palloma Bjanka” do të harxhohen mbi 1.1 milion euro, ose 70.475.222 denarë, shkruan Fakte. Tenderin për këtë fasadë e ka fituar kompania “Pellagonija” nga Gostivari, ndërsa vendosja e barok-fasadave në rrugën “Makedonija” do të vazhdojë pandërprerë edhe në periudhën në vazhdim.
Autori i përzgjedhjës aktuale arkitektonike, Trajko Dimitrov, shprehet i indinjuar thellë nga ky veprim i qeverisë dhe kërkon ndihmën e qytetarëve dhe të UNESCO-s për ta mbrojtur objektin nga barokizimi./FAKTE.Net