Saturday , June 19 2021

Mbaroi takimi Aleanca për Shqiptarët-BDI, ja çfarë thotë Sela (VIDEO)

“Në këtë takim u bisedua për Deklaratën e përbashkët. Nga ky takim dolëm me dy konkluza. E para është që partitë politike nënshkruese të Deklaratës obligohen që në afat prej tre ditësh të emërojnë nga dy anëtarë të komisionit të cilët do të merren me krijimin e rregullores, pra me atë se si do të funksionojë në të ardhmen tryeza e partive politike parlamentare, ndërkaq e dyta ka qenë  harmonizimi i qëndrimeve rreth ligjit, të cilin ne e kemi përgatitur”, kështu është shprehur  Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët, pas takimit të cilin e kanë pasur me BDI-në, raporton Portalb.mk.

“Partitë politike shqiptare do ta përpilojnë edhe rregulloren për funksionimin e partive të cilat janë nënshkrues të deklaratës”, tha Sela, duke shtuar se tryeza e partive politike parlamentare shqiptare ka përgatitur ligjin, dhe se nuk presin nga të tjerët t’ua ofrojnë.

Sela tha se pret që së shpejti të formohet rregullorja dhe në takimin e radhës të marrin pjesë të gjitha partitë politike parlamentare.

Nga ana tjetër, lideri i BDI-së nuk është ndalur për të dhënë deklaratë për media.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *