Tuesday , April 20 2021

MASH diskriminon arsimin e lartë në shqip. Ja shifrat

Në Maqedoni nuk është aspak e vështirë të konstatosh diskriminimin arsimor në
të gjitha nivelet e shkollimit. Mjafton të krahasosh shifrat rreth mundësive që
jepen në institucione ku mësohet apo studiohet në gjuhë të ndryshme, dhe
tabloja me dy anë të ndiyshme të medaljes krijohet fare lehtë. Kur është në pyetje shkollimi i financuar nga buxheti i shtetit, shqiptarët asnjëherë nuk shfrytëzojne aq sa duhet, edhe pse jane njelloj taksapagues të ketij shteti, transmeton Fakte.
Kjo, vlen edhe per pjesën e investimeve në institucionet e arsimit të lartë me
karakter publik, respektivisht per universitete shtetërore. Sipas Konkursit që ka përgatitur Ministria e Arsimit dhe
Shkencës (MASH) per regjistrimin e studentëve në vitin akademik 2016/2017, as 30 per qind e vendeve të lejuara per
Universitetin e Tetovës (UT) nuk jane me kuoten shtetërore. Kjo është dyfish me pak se përqindja e njëjtë e “Kirili dhe Metodi” në Shkup (UKM), “Klimenti i Ohrit” ne Manastir (UKO), “Goce Dellçev” në Shtip (IGD) dhe “Apostol Pavle” në Ohër (UAP), ku numri i vendeve me kotat shtetërore varion nga 50 deri në 64 per qind. E thjeshtëzuar me shumën e parave që duhet të paguajnë studentët, i bie që shqiptarët të shlyejnë vetë shpenzimet e studimeve në masën 70 per qind, ndërsa maqedonasit në masën 36, 37, respektivisht 50 per qind.
Pavarësisht se një e treta e popullsisë në Maqedoni është shqiptare, kjo nuk reflektohet askund në arsimin e lartë. Raporti i universiteteve maqedonase
dhe shqiptare është katër me një në favor të maqedonasve. Përveç kësaj, nuk mund të neglizhohet edhe
diskriminim tjerër, pra ai që lidhet me kuotat e studimeve të financuara nga buxheti i shtetit. UT-ja, edhe pse është universiteti i vetëm publik në gjuhën shqipe aktualisht, është në të njëjtë kohë edhe institucioni me numrin me të madh të studimeve me kuotën e vetëfinancimit.
Konkretisht, edhe pse ka statusin e universitetit publik, të fmancuar nga shtetit, UT per nga kuotat e studimeve qëndron shumë larg të qënurit shtetëror krahasuar me universitete publike të
Shkupit, Manastirit, Shtipit dhe Ohrit. Të paktën këtë tregon analiza per vendet e regjistrimit te studentëve me kuotën shtetërore dhe me kotën e vetëfinancimit dhe sipas të cilës UT është universiteti
publik me më pak kuota shtetërore. Tarifat e studimit me vetëfmancim janë dyfish me të larta se ato me kuotën shtetërore, konkretisht 400 kundrejt
200 eurove.
Per vitin e ri akademik UKM-së i jane lejuar 10535 vende, prej të cilëve 6606
per studente me kuotën shtetërore, 2819 me vetëfin^ncim dhe 1110 me korrespondencë. Pra, 63 per qind e vendeve te përgjithshme në këtë universitet jane me kuoten shtetërore. Dallimi në ndarjen e kotave per UT
është tepër i madh. Nga 4600 vende të lira, vetëm 1355 jane me kuotën shtetërore, 2600 me vetëfinancim dhe 665 me korrespondencë. Nga numri i
përgjithshëm i vendeve të lejuara per këtë universitet, me kotën shtetërore
jane 29.5 per qind e vendeve. Në UGD, janë lejuar 5238 vende, prej të cilave 3335 ose 64 per qind me kuotën shtetërore, 1008 vende me vetëfinancim dhe 895 me korrespondencë. Në UKM janë lejuar 3543 vende, prej të cilëve 2040 ose 57 per qind me kuotën shtetërore, 790 me vetëfinancim dhe 713
me korrespondencë. Në UAP, jane lejuar 440 vende, prej të cilave 220 ose 50 per qind me kuoten shtetërore, 110 me vetëfinancim dhe 110 me korrespondencë./Koha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *