Saturday , February 27 2021

Masakra në Serbi: Burri xheloz vrau gruan dhe 4 të tjerë në lokal, plagosi 22 tjerë

Pesë persona u vranë dhe 22 u plagosën j mbrëmë në Zhitishte pranë Zrenjanin në Serbi kur një person me inicialet Z. S 38-vjeç ka hyrë j në një lokat dhe qëlloi me breshëri kallashnikovi, raporton Fakte.

Mediat serbe duke raportuar ngjarjen shkruajne se shkak dyshohet te ketë qenë xhelozi e burrit. Sipas dëshmive në vendin e ngjarjes, të cilave i referohen mediat serbe, burri pa gruan ne lokal, u irritua, pastaj shkoi në shtëpi. Duket se nuk u vonua shume dhe hapi zjarr mbi gruan 30 vjeçare, shoqen e saj 20-vjeçare dhe nuk u ndal, vazhdoi të shtënat duke vrarë edhe 3 të tjerë e duke plagosur 20
vete.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth ores 01:40, kur Z. S hyri ne lokal dhe hapi zjarr. Nga te shtënat mbeti e vrarë gruaja e tij dhe 4 persona të tjerë.

Ministria e Brenshme serbe ben me dije se 22 të plagosurit u dërguan në spital, ndërkohë që autori u arrestua dhe po merret ne pyetje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *