Së paku 20 persona kanë mbetur të vdekur në një dasmë, duke përfshirë edhe nusen, pas sulmeve ajrore nga koalicioni saudit në veri të Jemenit, përcjell Fakte.

Shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë të cilët ishin mbledhur për një dasmë në distriktin Bani Qayis.

Pamjet nga skena tregojnë disa pjesë të trupave njerëzor si dhe një fëmijë të vogël që përqafon një trup të pajetë, raporton The Indepedent.

Ministria e shëndetësisë ka bërë të ditur se ambulancat nuk kanë mundur të arrijnë në vendin e ngjarjes, me frikën se sulmet ajrore do të vazhdonin.

Më shumë se 10 mijë civilë janë vrarë dhe qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur nga tri vitet e luftës në Jemen. Rreth 22 milionë njerëz, apo 80 përqind e popullatës kanë nevojë për ndihma humanitare sipas raportit të Kombeve të Bashkuara.

OKB ka akuzuar koalicionin e drejtuar nga Arabia Saudite për krime të luftës.