Saturday , November 17 2018

Marshi në Shkup për referendumin, asnjë flamur shqiptar, a e bojkotuan shqiptarët?!

“Të gjithë e ndjejmë përgjegjësinë në kohën që jetojmë, ndërkaq prej neve do të varet e ardhmja e fëmijëve. Askush tjetër për ne nuk mund ta sjell këtë vendim, por unë e di se populli jonë multietnik, drejt vendos për çështje të mëdha”, tha kryeministri Zoran Zaev, përpara mijëra qytetarëve që sot marshuan në Shkup “Për Maqedoni Evropiane.

Kryeministri Zaev tha se do të sigurojmë ardhmëri për vendin. Ai tha se NATO dhe BE është rruga e vetme nëpërmjet së cilës duhet të lëvizë Maqedonia, për jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.

“Kemi dëgjuar se si kanë biseduar në këto 27 vitet, si ka pasur padrejtësi, kemi sjell vendim të guximshëm, ne sollëm vendim dhe nuk kalkuluam, pasi që para gjithçkaje dhe përpara politikave tona e vendosëm Maqedoninë. Kemi nënshkruar marrëveshje, e kemi zgjidhur kontestin, kemi fituar mik. Patjetër që të gjithë të dimë se Marrëveshja është korrekte dhe e drejtë nga të dyja palët, pra të dy shtetet njëjtë fitojnë”, tha Zaev.

Por në këtë tubim nuk duket se ka qenë ndonjë shqiptar pasi nuk kishte asnjë flamur në të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.