Monday , April 22 2019

Marsh në Shkup për referendumin, autobusë nga i tërë vendi ‘paralizojnë’ kryeqytetin

Koalicioni “Bashkë për Maqedoni evropiane” sot organizon marsh për Maqedoni evropiane, ku do të mbarojë me takim të madh qytetar në qendër të Shkupit.

Marshi ka filluar oara objektit të kryqit të Kuq në ora 13:30, ndërsa do të mbarojë para zyrës së BE-së në ora 14:00, kur fillon edhe programi zyrtar i takimit qytetetar, përcjell Fakte

Me fjalim paraqiten kryeministri, Zoran Zaev, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, aktorja dhe përfaqësuese e sindikatës, Sana Arsovska dhe gazetari Tomislav Kezharovski.

Autobusë të shumtë nga i tërë vendi, si dhe regjimi i veçantë i komunikacionit, kanë paralizuar plotësisht lëvizjen e veturave në kryeqytet sot./FAKTE

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *