Wednesday , November 14 2018

Marku rrëzon Ion pas vetëm dy raundeve

Florian Marku ka shënuar fitore ndaj rumunit Vranceanu Ion, ku ka arritur ta rrëzojë atë pas vetëm dy raundeve.

Qysh në fillim kosovari me grushtimet e tij tregoi se në ring ka hyrë për fitore, kurse në raundin e dytë vulosi fitoren.

Pas ndeshjes ai tha se nuk pranon humbjen në shtëpi.

“Nuk pranoj humbje në shtëpinë time. Jam stërvitur në Suedi me Ilir Latifin dhe dua ta falënderoj”, ka deklaruar Marku.

Ai gjithashtu tregoi ëndërrën e tij.

“Qëllimi është që të arrijë në UFC. Shumë persona kanë ëndërruar që të jenë atje, por unë do të jem atje”, është shprehur Marku.

Meçi është zhvilluar në sallën e sporteve “ Bill Clinton” në Ferizaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.