Sunday , April 18 2021

Maqedonisht në 93 për qind të shkollave!

Multietniciteti i Maqedonisë vështruar nga prizmi i shtrirjes gjuhësore, respektivisht paraleleve të përkatësive etnike, kanë shumë pak pika takimi. Pjesa dërmuese e shkollave të mesme funksionojnë si shkolla monoetnike edhe pse në Maqedoni prej nëntë vitesh ky nivel shkollimi është i obligueshëm për të gjithë, shkruan gazeta Koha.

Natyrisht se ende më monoetnike ose vetëm në shërbim të maqedonasve ishin shkollat deri para viti 2007, kur shkollimi i mesëm ishte kryesisht e drejtë e maqedonasve. Mirëpo edhe përkundër ndryshimeve që kanë ndodhur me arsimin e mesëm të obligueshëm për të gjithë, mbetet turbullt pasqyrimi i karakterit multietnik në shkollat e mesme.

Paralelet maqedonase janë të shtrira në 93.3 për qind (99 shkolla) edhe atë ë pjesën dërmuese si gjuhë e vetme në të cilën zhvillohet mësimi, kurse pjesërisht në shkolla dy dhe tre-gjuhësore.

Në 106 shkollat e mesme, aktualisht në 61 mësohet vetëm në gjuhën maqedonase, në 26 maqedonisht dhe shqip, në 10 maqedonisht, shqip dhe turqisht. Ndërkaq, në 7 shkolla mësohet vetëm në gjuhën shqipe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *