Saturday , October 20 2018

Maqedonia superiore, fiton Lihtenshtajnin 4:1

Përfaqësuesja e Maqedonisë regjistron edhe fitoren e tretë në Ligën e Kombeve, pasi sonte fitoi Lihtenshtajnin me rezultat bindës 4:1.

Trajkovski shënoi dy golat e parë në minutat 10-të dhe 30-të, ndërsa në të 36-të kapiteni Pandev rriti epërsinë në 3:0.

Një minutë më vonë Jildiz gjeti rrjetën për Lihteshtajnin, përderisa rezultatin final 4:1 e vendosi Alioski, duke realizuar në të 67-tën.

Për Maqedoninë kjo ishte fitorja e 3-të në 3 ndeshje të zhvilluara në këtë kompeticion të ri të UEFA-së, ndërsa ndeshjen e katër do ta zhvillojë të martën ndaj Armenisë në transfertë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.