Thursday , April 22 2021

Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi prezantuan dokumentin për kërcënimin nga krimi i organizuar

Ministritë e punëve të brendshme të Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi kanë prezantuar sot në Beograd dokumentin “Vlerësimi rajonal i kërcënimit nga krimi i rëndë dhe i organizuar”. Ky dokument ka për qëllim që përmes bashkëpunimit të ndërsjellë të krijojë mjedis stabil dhe të sigurtë në rajon, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç, tha se ky vlerësim do të jetë me dobi të madhe sepse mund të shihet lëvizja e krimit të organizuar në rajon dhe të veprohet në mënyrë parandaluese.

“Të krijojmë mjedis i cili do të jetë garant për investitorët për përhapjen e biznesit në rajonin tonë, sepse nuk ka përparim ekonomik në vendet në të cilat me lehtësi zhvillohet korrupsioni dhe krimi”, tha Stefanoviç në hapjen e konferencës ministrore.

Ai gazetarëve pas konferencës u tha se më shumë para për krim të organizuar vijnë nga tregtia ilegale e narkotikëve, ndërsa Serbia punon në konfiskimin e aseteve që burojnë nga veprat kriminale.

Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë, Oliver Spasovski, tha se ky dokument thellon miqësinë dhe bashkëpunimin mes tre shteteve. Ai shtoi se rajoni nuk është imun ndaj krimit të organizuar dhe se shtetet doemos duhej të mbrojnë qytetarët dhe të respektojnë ligjet e tyre, për të parandaluar sjellje të tilla.

“Jeta, shëndeti dhe pasuria e njeriut doemos duhet të jenë të mbrojtur. Askush nuk guxon t’i kërcënojë dhe të tregtojë me to”, tha Spasovski dhe shtoi se Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia duhet të jenë shembull për shtetet tjera në rajon, që Ballkani të bëhet vend i qetë për jetesën.

dokument

Ministri i Punëve të Brendshme i Malit të Zi, Goran Danilloviç, tha se bashkëpunimi në sferën e ndjekjes rajonale të krimit të organizuar ka munguar dhe se do të jetë i plotë kur të bashkohen edhe shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor. “I kam parasysh rreziqet tjera dhe konsideroj se kemi për çfarë të frikësohemi dhe kundër kujt të luftojmë, por rrëfimi për krimin e organizuar në hapësirat e Evropës Juglindore, në këto tre shtete, doemos duhet të theksi kryesor”, tha Danilloviç.

Ai tha se shtetet e rajonit duhet të jenë një hap para krimit të organizuar, që nuk njeh kufij shtetëror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *