Thursday , April 22 2021

Maqedonia, Rusia dhe Bjellorusia me “Gjendje të vështirë” në lirinë e shprehjes!

Maqedonia ka shënuar rënie per një pozitë në renditjen per lirinë e shprehjes që çdo vit e përgatit dhe e publikon organizata ndërkombërare “Reporterë pa kufij”. Vendi tani është në pozitën e 118 nga gjirhsej 180 shtete, transmeton Fakte.
Krahasuar me vitin e kaluar, Maqedonia shenon 0.17 pike të reja negative. Në rezymenë e shkurtër per lirinë e shprehjes, thuhet se edhe pse shpifja nga viti 2012 nuk është vepër penale, ekziston kërcënim me gjoba te larta ne
para në veprimet civile.

“Jane ngritur të paktën 580 padi per shpifje nga fundi i vid 2014, prej të cilave dhjetëra kundër gazetarëve. Si rezultat, më shumë se gjysma e gazerarëve të Maqedonisë thonë se e censurojnë veten, tregon anketa e Sindikatës së gazetarëve dhe punonjësve të mediave , thuhet në njoftimin e “Reporterët pa kufij”.
Si rezyme, liria e shprehjes në Maqedoni është nënvizuar me ngjyrë të kuqe, që do të thotë “Gjendje e vështirë”.

Në kontinentin evropian note kaq të dobët kanë vetëm re vende Turqia, Rusia dhe Bjellorusia. Te gjithë fqinjët e vendit janë të paktën per një notë më rë mirë venditjanë të paktën per një note me të mirë se ne me titull “Probleme te dukshme”.
Vlerësim më të mirë ka situata në Serbi, ndërsa me afër Maqedonisë gjendet Bullgaria. Deri para vetëm disa viteve, Maqedonia shënonte përmirësime të vazhdueshme në renditjen e organizatës “reporterët pa kufij”.

Liria e shprehjes vlerësimin më të mirë e kishte ne vitin 2009 ku renditej në pozitën e 34 në këtë listë. Që atëherë, filloi rënia që ngadalë po shkon drejt fundit te renditjes./Alsat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *