Wednesday , March 3 2021

Maqedonia po merr masa kundër Gylenit

Ministri pa Resor i Maqedonisë Furkan Çako, tha se kanë filluar të merren masa që të dalin në shesh në mënyrë të hapur ligjore, veprimtaritë e Organizatës Terroriste FETO në këtë vend dhe t’u jepet fund aktiviteteve të tyre, transmeton Fakte.

Ministri me prejardhje turke, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit të AA-së, duke rikujtuar se fusha e veprimit të tij janë investimet e jashtme, tha se pas ngjarjeve të 17-25 dhjetorit, kanë filluar të analizojnë nëse kompanitë që vijnë nga Turqia në Maqedoni kanë lidhje me FETO-n apo jo.

Çako vuri në pah se janë në koordinim me autoritetet përkatëse në lidhje me atë nëse kanë lidhje me FETO-n kompanitë që vijnë nga Turqia dhe se kanë marrë masa duke treguar ndieshmëri të madhe.

“Në këtë fushë, kapitali ka rëndësi të madhe. Rrjedhimisht, kemi treguar dhe vazhdojmë të tregojmë kujdes që të parandalohet rrjedha e këtij kapitali. Ashtu siç jemi konsultuar me të adresuarit tanë në Turqi, njashtu edhe në Maqedoni jemi të gatshëm të marrim masa që të dalin në shesh në mënyrë të hapur ligjore dhe t’u jepet fund aktiviteteve të tyre”, tha ai.

Çako u shpreh se i kanë dhënë informacione qeverisë dhe njësive përkatëse në lidhje me masat kundër organizatës terroriste FETO, duke potencuar më tej se zyrtarëve të qeverisë dhe shtetit të Maqedonsë ua kanë dhënë po ashtu informacionet e nevojshme në lidhje me atë se çfarë është FETO dhe çfarë pozicioni duhet shfaqur kundër tyre.

Ministri pa Resor Çako më tej theksoi se nuk do të pranojnë të kenë lidhje me asnjë strukturë ilegale jashtë kornizave të qeverisë dhe presidentit të zgjedhur nga populli turk.

Ai u shpreh se për shkak të marrëdhënieve të nivelit të partneritetit strategjik mes dy vendeve, i japin rëndësi të madhe hetimit të organizatave në Maqedoni që kanë lidhje me FETO-n dhe se kësaj çështjeje i qasen duke i marrë parasysh miqësinë dhe marrëdhëniet e mira mes dy shteteve.

– Organizatat në Maqedoni që kanë lidhje me FETO-n –

Çako vuri në pah se FETO, e cila ndërmori tentativë për grusht shteti më 15 korrik në Turqi, shtet të cilin ai e cilëson si “mëmëdhe”, ka organizata të lidhura me FETO-n edhe në Maqedoni.

Ai shton se kjo organizatë në Maqedoni zhvillon aktivitete arsimore në shkolla të cilat njihen si “shkolla turke” dhe në të njëjtën kohë është e përfshirë edhe në aktivitete mediatike. Ministri theksoi se FETO në Maqedoni është organizuar edhe përmes shoqatave të biznesmenëve dhe të gjitha këto dihen nga opinioni publik.

Më tej, Çako bëri të ditur se kanë dëgjuar që qytetarët turq të Maqedonisë tani më nuk i regjistrojnë fëmijët në shkollat që kanë lidhje me FETO-n dhe se kanë filluar t’i fshijnë nga regjistrimi në këto shkolla.

“Edhe ne tani më po i bëjmë thirrje populli tonë që të mos i dërgojnë fëmijët në këto shkolla”, tha Çaku duke shtuar se se kjo strukturë, e cila më parë përfitonte nga mirësia, mikëpritja dhe bujaria e popullit vetëm nga fakti se vinin nga Turqia, tani më njihet mirë nga ana e opinionit publik.

Sipas tij, populli është dhe do të vazhdojë të jetë në anën e presidentit Recep Tayyip Erdoğan.

“Animi dhe qëndrimi qoftë personalisht i imi, qoftë i qytetarëve turq të Maqedonisë, apo i komuniteteve tjera që janë në anën e Turqisë, është mjaft i prerë kundrejt FETO-s dhe strutkurave të saj”, u shpreh Çako./AA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *