Thursday , April 22 2021

Maqedonia nesër ditë zie, 15 ditë gjendje e jashtëzakonshme

Në mbledhjen e sotme të jashtëzakonshme është marrë vendimi që nesër të shpallet ditë zie në Maqedoni. Qeveria solli vendimin që të shpallet gjendje të jashtëzakonshme në kohëzgjatje prej 15 ditëve në pjesën e Tetovës dhe në rajonin e Shkupit si dy prej pjesëve më të prekura nga vërshimet e djeshme.

Përveç kësaj në mbledhjen e Qeverisë është vendosur që të jepen 5 mijë euro dëmshpërblim për një banor nga pjesët e përmbytura. Në mënyrë plotësuese do të formohet edhe një komision për verifikim dhe vlerësim të dëmeve të cilat më pas do të kompensohen. Përveç 22 viktimave deri tani të verifikuara në Hasanbeg, Stajkovcë, Smillkovë e të tjerë, ka edhe shumë të lënduar. Nuk dihet nëse familjeve që kanë humbur pjesëtarë të familjes do tu jepen kompensime shtesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *