Tuesday , September 25 2018

Maqedonia mori datë të kushtëzuar për fillim të bisedimeve me BE

Ministrat e Jashtëm të BE-së shtynë hapjen e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë dhe Shqipërinë  deri në qershor të vitit 2019, pasi Franca, Holanda dhe Danimarka shprehën rezerva për dy vendet gjatë një takimi të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, në Luksemburg.

Që të hapen negociatat, Maqedonia duhet të plotësojë katër kushte: t’i realizojë urgjentisht reformat prioritare, ta ratifikojë marrëveshjen me Greqinë, të fitojë raport pozitiv nga Komisioni Evropian dhe vendim nga Këshilli I BE-së.

Lajmi u konfirmua edhe nga Presidenca bullgare në “Twitter”, e cila thekson se dy vendet, veç thellimit të suksesit të arritur në reforma, duhet të shënojnë progres në ato kyçe, si lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Me gjithë shtyrjen, Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn e cilësoi vendimin e ministrave të Jashtëm si një provë për vlerësimin e progresit të rajonit.

“Rrugëtimi drejt hapjes së bisedimeve të anëtarësimit në qershor të vitit 2019 është i qartë. Një sinjal kyç ky për rajonin se progresi i bërë shpërblehet, sikurse edhe vendimtar për besueshmërinë e vet BE-së”, shkruan Hahn.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.