Thursday , January 21 2021

Maqedonia e Veriut fut ilaçin Ivermektin kundër COVID

Mjekët amë në Maqedoninë e Veriut, nga ekspertë të shëndetësisë, kanë marrë protokollet për shërimin e COVID-pacientëve me ilaçin “Ivermectin” i cili nga dita e djeshme është në barnatoret e vendit dhe kushton 5 Euro.

MSH-ja ka njoftuar se ivermectini është një ilaç antiparazital me një spektër të gjerë të veprimit. Përdorimi i tij duhet të jetë vetëm me rekomandim të mjekëve.

“Mbrëmë ka arritur ilaçi Ivermektin i cili ka efekt pozitiv për pacientët me COVID-19. Ilaçi do të jetë në të gjitha barnatoret dhe do të merret me rekomandim të mjekut amë”.

Qeveria e RMV-së ka pranuar propozim-programin e MSH-së për imunizimin e detyrueshëm të popullatës për vitin 2021 ku përfshihet plani për sigurimin e nevojave vjetore të vaksinave për imunizimin e detyrueshëm dhe vaksina sipas indikacioneve epidemiologjike.

Në këtë program, siç thuhet në komunikatën e Qeverisë, përfshihen grupmoshat që i nënshtrohen vaksinimit, lloji i vaksinës dhe mënyra e marrjes si dhe kalendari I imunizimit të fëmijëve.

Ndryshe, Raporti javor i ISHP-së, që kap periudhën nga 4 deri më 10 Janar, sërish ka rezultuar me ulje të infektimeve të reja dhe rasteve të vdekjeve, në krahasim me javët paraprake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *