Monday , April 22 2019

Maqedonia dhe Kosova nënshkruan marrëveshje për njohjen reciproke të patentë shoferëve

Maqedonia dhe Kosova thellojnë bashkëpunimin edhe në sferën e sigurisë dhe rendit publik. Dy ministrat e Brendshëm, duke vënë firmën e tyre për një bashkëpunim dypalësh, në Prishtinë nënshkruan marrëveshjen për njohjen reciproke të patentës së shoferit. Ministri i Punëve të Brendshme nga Maqedonia, Oliver Spasovski tha se ky është një akt shumë i rëndësishëm, nga i cili dobi më të madhe do të kenë qytetarët.

Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes, të dy shtetet reciprokisht do ta njohin patentën e shoferit, të ngasësve, të cilët kanë vendqëndrim ligjor në territoret e njërit apo tjetrit vend. Gjithashtu, qytetarët pa obligime shtesë për kalimin e pjesës teorik apo praktik të testit të patentave, mund ta këmbejnë patentën e tyre të kategorisë së njëjtë apo nënkategoritë e njëjta në shtetin tjetër- deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm i Maqedonisë.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Ekrem Mustafa u shpreh se arritja e kësaj marrëveshje është mundësi e mirë për të dy shtetet, pasi rrit besueshmërinë për dokumentacionet përkatëse.

 Kjo u ofron qytetarëve një komoditet shumë më të madh, për të qarkulluar dhe për të t’i kryer punët e tyre të përditshme. Me qarkullimin nëpër territorin e Maqedonisë dhe territorin e Kosovës forcohen lidhjet në mes këtyre dy shteteve. Bizneset, të cilat kryejnë shërbime në Kosovë dhe Maqedoni janë në nivele të duhura. Kjo mundëson një ngritje edhe më të madhe të bashkëpunimit- deklaroi Ekrem Mustafa, Ministri i Brendshëm i Kosovës.

Dy ministrat njoftuan se kanë nënshkruar memorandume bashkëpunimi edhe në disa sfera tjera të sigurisë. Ndërsa, për sigurinë ndërkufitare ndërmjet dy shteteve, ministri Spasovski tha se gjendja është stabile. Sipas, Ministrit kosovar Mustafa, forcat e rendit nga të dy shtetet duhet të jenë më shumë aktivë që të shkëmbejnë informata për të parandaluar krimin e organizuar.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *