Wednesday , August 4 2021

Maqedonia dhe Bullgaria do të hapin ambasada të përbashkëta

Maqedonia dhe Bullgaria do të kenë përfaqësi diplomatike të përbashkëta në ato shtete ku dy vendet nuk kanë ambasada të tyre, kanë propozuar dy kryeministrt Zpran Zaev dhe Bojko Borisov, shkruan Fakte. Sipas informacioneve që përcjellin mediumet bullgare, Borisov në pranimin në ambasadën bullgare në Romë, ka thënë se kjo është e mundshme nëse bëhemi pragmatik, dhe kështu do të mund të bëjmë gjëra edhe më të mira.

Ministrja për punë të jashtme Ekaterina Zaharieve për televizionin nacional bullgar e ka pohuar një gjë të tillë duke thënë se Bullgaria do t’i lejojë Maqedonisë të shfrytozojë ambasadat e tanishme të saj:

“Aty ku fqiu ynë nuk ka ambasada, ne mund t’i lejojmë t[ shfrytëzojë tonat. Këtë e kanë biseduar joformalisht edhe dy kryeministrat Borisov dhe Zaev. Kjo do të jetë edhe një shenjë e afrimit mes nesh” ka thënë Zaharieva.

Në vitin 2014 Maqedonia pati nënshkruar me Serbinë marrëveshje për përfaqësi diplomato-konsulare të përbashkëta, por ajo asnjëherë deri më sot nuk u vu në jetë./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *