Wednesday , December 12 2018

Maqedoni: Vetëm 251 veta nga diaspora janë paraqitur për referendumin

251 është numri i kërkesave nga qytetarëve për votimin në tek institucionet diplomatike të Republikës së Maqedonisë të dorëzuar sot deri në ora 12:00, përmes ueb-faqes të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), percjell Fakte.

Nga 251 kërkesave, 127 janë pranuar, ndërsa 124 janë në përpunim, informojnë nga KSHZ-ja.

Numri më i madh i kërkesave janë dorëzuar në Bern dhe Vjenë me 21 , Ljubljana me 18, Toronto 18, Kanbera 15.

Nga KSHZ-ja thonë se ndryshimet në Listën Zgjedhore mund t’i bëjnë vetëm me dorëzimin e dokumentacionin përkatës dhe ju bëri thirrje qytetarëve që t’i kontrollojnë të dhënat e tyre në Listën Zgjedhore në inspektimin publik për referendumin e vjeshtës që do të zgjas deri 23 gusht.

Në ditën e parë të inspektimit publik të Listës Zgjedhore më 9 gusht në njësitë rajonale kontroll kanë bërë 213 qytetarë, ndërsa në vazhdimësi bëhet edhe në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Komisionit.

Nga KSHZ-ja, thonë se nëse ndonjë nga personat që jetojnë jashtë Maqedonisë paraqitet në institucionet diplomatike jashtë të Maqedonisë, ai person nuk do të ketë të drejtë vote në Maqedoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.