Thursday , August 5 2021

Maqedoni: Vdes 21 vjeçarja në aksidend, mëngjesin e sotshëm

Një vajzë 21 vjeçare nga Shën Nikolla ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur mëngjesin e sotshëm në Shtip, shkruan Fakte. Sipas burimeve policore, deri tek aksidenti ka ardhur kur vetura e tipit Audi me shpejtësi të madhe ka goditur shtyllën në bulevardin Goce dellçev në Shtip.

Lëndime të rënda ka marrë vozitësi i veturës i cili me urgjencë është dërguar në spitalin e Shtipit dhe është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka arritur në vendngjarje dhe po ndërmerr masat e nevojshme./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *