Saturday , July 24 2021

Maqedoni: Të premten e ardhshme votohen ministrat e ri

Më 1 Qershor është caktuar seanca parlamentare në të cilën deputetët do të votojnë ministrat dhe zëvendës ministrat e rinj të Qeverisë. Vendimi është publikuar në kalendarin zyrtar të Kuvendit, ndërsa bashkë me listën janë publikuar edhe biografitë e funksionarëve të rinj që vijnë nga thuajse të gjitha partitë e koalicionit qeveritar, përfshirë edhe ata të deritanishmet, LSDM dhe BDI. Këto dy parti kanë bërë shkëmbime digasteresh me atë që Renata Deskovska nga Ministria për Arsim dhe Shkencë do të zgjidhet në krye të ministrisë së drejtësisë, dygaster ky që deri më tani është udhëhequr nga kuadër i BDI-së. Vendin e saj në arsim do ta zë zëvendës ministri i deritanishme, Arbër Ademi, ndërsa vendi i tij do të ngelet edhe për një kohë I zbrazët pasi aty është planifikuar deputeti i LSDM-së, Petar Atanasov. Ai detyrën e re do ta merr pas formimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, të cilët më pas do të duhet të caktojnë deputetin që do të zë në Kuvend vendin e Atanasovit, përcjell Fakte.

BDI do të emërojë edhe zëvendës ministrin e shëndetësisë ku është nominuar Asim Musa nga Struga. Nga një ministri në Qeverinë e re do të kenë edhe Lëvizja Besa dhe Partia Demokratike Shqiptare. Lëvizja Bes aka fituar ministrinë e Kulturës ku në krye të këtij resori ka propozuar Asaf Ademi. Partia Demokratike Shqiptare do të përfaqësohet me ish deputetin Bardhyl Dauti i cili do të emërohet ministër pa resor për investime të huaja. Lëvizja Besa do të ketë edhe sekretar shtetëror në ministrinë e drejtësisë për ku është caktuar Faton Selami, ndërsa PDSH zëvendës ministër në ministrinë për transport dhe lidhje për ku ka nominuar Sadik Beqirin. Pas emërimit të ministrave dhe zëvendës ministrave të rinj do të pasojë edhe ndarja e drejtorive dhe funksioneve të tjera në eshalonin e tretë. Për këtë qëllim partitë kanë formuar grupe pune të cilat do të negocjojnë ditëve në vazhdim për numrin dhe sektorët që do tu takojnë secilit partner të koalicionit qeveritar./Shenja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *