Friday , January 22 2021

Maqedoni, Të jetosh me 1 euro e gjysmë në ditë

Edhe unë dua një jetë si të tjerët. Kjo
është motoja me të cilën disa organizata joqeveritare kanë shënuar 17 Tetorin – Ditën botërore të luftës kundër varfërisë.
Me theksin tek të rinjtë dhe dhënia e shanseve të barabarta, ata kanë bërë me dije se rreth 50 per qind e të rinjve të moshës nga 18-26 vjeç janë të papunë, ndërsa shumë të tjerë punojnë në profile të atilla që nuk përkojnë me përgatitjen e tyre profesionale, transmeton Fakte. Sipas Platformës maqedonase kundër varfërisë, që përfshin disa organizata, politikat qeveritare per zbutjen e varfërisë nuk jane efikase, ndërsa problemi me i madh per Maqedoninë mbetet vlerësimi i gabuar që i bëhet tregut të punës dhe nevojave të tij. “Nuk
është e habitshme që brenda dhjetë viteve të fundit supozohet se numri i personave qe largohen nga Maqedonia per nje jetë me të mirë, të rin je
profesionistë është 500 mijë persona. Problemi me i madh është.se pavarësisht dokumenteve strategjike që hartohen
per reduktimin e varferise dhe punësimin, tek to nuk përfshihen as te rinjtë dhe as sektori civil. Sipas te
dhënave mbi 48 per qind e të grupmoshës nga 18-26 vjeç nuk gjejnë dot një punës pas përfundimit të shkollimit, ndërsa të tjerë punojnë në profesione të ndryshme, që nuk lidhen me profilizimin e tyre”, kanë deklaruar nga PMKV.

Nga analiza e bërë prej tyre konstatohet se punësimi tek grupmosha 15 deri 24 vjeç gjatë katër viteve të fundit nuk ka ndonjë ndryshim të madh, situata mbetet e pandryshueshme me rritje margjinale prej 0,1 per qind dhe rënie të saj, e
ben shkallën e papunësisë jashtëzakonisht të lartë.
Në ditën botërore kundër varfërisë po ashtu është jane cekur shifra që kanë të bëjnë me të dhënat zyrtare sa i takon
punësimit joformal, viteve të pritjes per të gjetur një vend pune, e te tj era.
Edhe pse të dhënat zyrtare japin nje pasqyre që tregon një përmirësim në kontinuitet, përqindja e lartë (mbi 80 per qind ) e të papunëve që presin më shumë se një vit per të gjetur një vend pune konsiderohet e lartë. Edhe punësimi joformal është ulur deri në 22 per qind,
por që ka mbetur e tillë prej tre vjetësh. Varfëria në Maqedoni konsiderohet në nivele alarmante, përkatësisht mbi 500 mijë persona evidentohen si te tillë, që jetojnë në kufijtë ekzistencialë, me të ardhura ditor prej 90 denarësh në ditë. Madje, një grup prej tyre (180 mijë) Jetqjnë me 40 denarë në ditë. Dita botërore kundër varfërisë shënohet në tërë botën per të nderuar viktimat nga varferia ekstreme, dhuna dhe uria
dhe per të treguar solidaritetin e tyre me te varfrit.

Gostivari me listë të gjatë skamnorësh

Numri i familjeve qëjetojnë me ndihma sociale ne Gostivar llogaritet të jete rreth 2700.Vetëm nga Myftinia e Gostivarit llogariten 1500 familje me status te rrezikuar social. Nga Myftinia e Gostivarit thote se ky numer mund
të jetë me i madh, pasi ata kane evidentuar vetem familjet e komunitetit islam. Ndersa ne evidencat e nje organizate humanitare”EI Hilal”, numerohen 180 familje skamnore per të cilat ato kujdesen, që nga Gradeci e deri ne Nistrovë, transmeton Fakte. Ky numër supozohet se është shumë me i madh, sepsejo të gjitha familjetj’anë të evidentuara. Por edhe pse një pjesë e familjeve të varfëria nga arsye të ndryshme nuk paraqiten përtë pranuar ndihma, edhe pse kanë nevojë per nje gje të tillë. Ndërkohë, zyrtarisht në
Qendrën ndërkomunale per punë dhe politikë sociale në Gostivar, e cila mbulon edhe komunat rurale Vrapçishtin dhe Rostushë-Mavrovën, si familje me status të rrezikuar social dhe që pranojë ndihmë sodale nga ana e shtetit, llogariten diku 2700. Në javën ndërkombëtare të varfërisë, krahas numrit të familjeve me status të rrezikuar social nga regjioni, shqetësuese është numri i madh i lypësve të rrugës, që grumbullohen edhe nga qytete të tjera të Maqedonisë./Koha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *