Ministri pa resor Robert Popovski publikoi mediumet e shkruara të cilat kanë përfituar fonde nga programi mbështetës për shtypjen dhe shpërndarjen e gazetave për vitin 2018. Për këtë qëllim Qeveria ka ndarë mjete në vlerë prej afro 700.000 euro, percjell Fakte.
Deri te Qeveria kanë arritur 13 kërkesa për ndihmë financiare nga mediumet e shkruara por vetëm 11 kanë fituar ndihmë për shkak se 2 nga to nuk I kanë plotësuar kriteret, transmeton Alsat.
Ministri Popovski nuk ka pranuar se me këtë veprim Qeveria po ua “mbyllë gojën” gazetatëve që të mos kritikojnë punën e ekzekutivit.
