Monday , December 17 2018

Maqedoni: Qeveria jep 5 milion euro, për aviobileta më të lira për qytetarët

Fluturime të subvencionuara do të ketë edhe në tre vitet e ardhshme. Qeveria, megjithëse një vit më parë si opozitë akuzonte për konkurrencë të padrejtë në biznesin ajror, deri në vitin 2021, kompania ajrore që do të fitojë tenderin do të marr pesë milionë euro ndihmë shtetërore. Shpallja është e vlefshme për të gjitha linjat ajrore vendase dhe të huaja që plotësojnë kriteret, përcjell Fakte.

Më së voni deri në fillim të dhjetorit 2018 të themelojë bazë, për të paktën një avion në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, për periudhën për të cilën jepet ndihma financiare. Jo më vonë se më 1 nëntor 2018, të fillojë të operojë në dy destinacione të reja nga aeroporti i Shkupit dhe të fillojë të operojë në së paku katër destinacione të reja nga aeroporti i “Shën Apostull Palit” në Ohër –  tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski.

Sipas marrëveshjes, me çdo destinacion të ri, që do ta aplikojë kompania me buxhet të ulët do të marrë 40 mijë euro ndihmë shtetërore. Për çdo pasagjer të transportuar nga Shkupi, kompania ajrore për vitin e parë do të marrë nga nëntë, ndërsa për të dytin tetë dhe për vitin e tretë shtatë euro për pasagjer. Subvencionet nga aeroportit i Ohrit janë më të larta dhe arrijnë në 13 euro për vitin e parë, 12 për të dytin dhe 11 euro për vitin e tretë të kontratës. Kompania ajrore me buxhet të ulët do ta përdorë aeroportin e Shkupit deri kur vendi ti bashkohet Bashkimit Evropian. Pastaj, si një alternativë, do të jetë aeroporti i Ohrit.

I gjithë qëllimi i kësaj thirrjeje publike është që trafiku të devijohet drejt Aeroportit të Ohrit dhe për një periudhë të caktuar ai të jetë aeroporti për kompanitë me buxhet të ulët – Svetllana Gligorovska.

Në gjashtë vitet e fundit, aq sa subvencionohet aviokompania me buxhet të ulët “Ëizz Air”, nga shteti ka marrë rreth 10 milionë euro. LSDM derisa ishte në opozitë akuzonte për mos transparencë dhe prishje të konkurrencës në aviobiznes. Me analizat dhe llogaritjet e tyre, argumentonin se me paratë e dhëna për këtë qëllim mund të themelohet një aviotransportues kombëtar. Maqedonia është i vetmi vend në rajon që nuk ka aviotransportues kombëtar./AlsatM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.