Saturday , July 24 2021

Maqedoni: Partia bullgare kërkon përfaqësi të përbashkëta diplomatike Bullgaro-maqedonase

Kryetari i partisë së sapoformuar të bullgarëve nëMaqedoni, Petar Kolev, ka kërkuar që Maqedonia dhe Bullgaria të kenë përfaqësi të përbashkëta diplomatike nëpër botë, shkruan Fakte. Sipas tij, kjo është një ide revolucionare e praktikuar edhe nga disa vende skandinavike.

“ideja duhet të pranohet për disa arsye: ekonomikisht është më me llogari, ku Maqedonia do të kursente mjete finansiare dhe përcjell porosi se edhe vendet ballkanike ndajmë vlera ecropiane” ka thënë me tjerash Kolev.

Ndryshe, kohë më parë u ngrit edhe një nismë tjetër e ngjashme me këtë. Shqipëria dhe Kosova promovuan idenë se në të ardhmen mund të kenë ambasada dhe konsulate të përbashkëta nëpër botë./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *