Tuesday , July 16 2019

Maqedoni: Pagesat “cash” kufizohen në 1 mijë euro

Qytetarët nga 1 janari i këtij viti do të munden të paguajnë ose të marrin para në dorë në vlerë vetëm deri në 60 mijë denarë ose 1 mijë euro. Gjithçka mbi këtë shumë patjetër do duhet të kalojë përmes llogarive bankare. Në qershor të vitit të kaluar në fuqi hyri dispozita e ligjit për parandalimin e larjes së parave dhe financimin e terrorizmit. Me këtë dispozitë pragu i lejuar i pagesave me para në dorë prej 15 mijë euro u ul në 2 mijë euro. Pastaj nga fillimi i vitit kjo shumë u ul në 1 mijë euro. Ligji parasheh nga qershori të shtohen kontrollet, me çka për blerjen e mallrave dhe shërbimeve qytetarët dhe firmat me para në dorë do të munden të paguajnë vetëm shumë prej 500 eurove ose 30 mijë denarë. Qëllimi i kufizimit të këtillë është ulja e ekonomisë gri dhe rritja e pagesës elektronike, percjell Fakte.

 Ne veç më kemi përgatitur ndryshime që kanë kaluar në Kuvend dhe janë në fuqi dhe me to kufizohet pagesa me para në dorë dhe kjo është mirë pasi me këtë shteti do të ketë kontroll më të madh”.  – tha Dragan Tevdovski, ministër i financave

Megjithatë, në një pjesë të madhe të objekteve tregtare, por edhe në institucionet shtetërore nuk ka kushte për pagesë elektronike, gjegjësisht mundet të paguhet vetëm me para të gatshme.

 Unë pajtohem se një pjesë e madhe e institucioneve publike tashmë kanë filluar të sigurojnë shërbime të këtilla dhe strategjia jonë bashkë me Bankën Popullore përmban elemente sesi të përmirësohet kjo në institucionet publike”. – u shpreh Dragan Tevdovski, ministër i financave

Me direktivën evropiane që është përfshirë në ligjin tonë, pragu është vendosur në 10 mijë euro, por qeveria jonë vendosi ta ulë këtë prag shumë më tepër për shkak të kontrollit më të madh të pagesave. Ndryshimet e ligjit për parandalimin e larjes së parave dhe financim të terrorizmit tash gjashtë muaj janë në fuqi, kështu që sot pa kartelë bankare nuk mund të blini, për shembull ndonjë televizor më të shtrenjtë, ndërsa nga mesi i vitit, as ndonjë produkt më të lirë./AlsatM

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *