Friday , December 14 2018

Maqedoni: NATO kërkon që pajtimi të mos e minojë sundimin e të drejtës

Koordinatori kombëtar për NATO, Stevo Pendarovski, gjatë vizitës në selinë e NATO-s dje është takuar me përfaqësues të vendeve anëtare të cilave ua ka prezantuar programin për vazhdimin e reformave.

“Pas “përfundimit me sukses” të negociatave parainkuadruese për në NATO në tetor, Maqedonia duhet të vazhdojë me reforma deri te inkuadrimi në Aleancë, sqaroi Penmdarovski pas takimit “29+1” të mbajtur dje në selinë e NATO-s në Bruksel, në nivel të zëvendësshefave të misioneve me delegacionin e Maqedonisë.

Në emër të Maqedonisë, koordinatori kombëtar i ka prezantuar planet për reforma që duhet të zbatohen gjatë vitit 2019, por edhe pas anëtarësimit në Aleancë.

“ishim të obliguar të bëjmë “mini MAP”. Ka dy procese: njëri janë bisedimet parainkuadruese të cilat kanë përfunduar në tetor, dhe tani programi për vazhdimin e reformave. Thamë se çfarë do të bëjmë në të gjitha fushat, në fushën ushtarake, në administratë, në shërbimet e sigurisë dhe të zbulimit, sundimit të së drejtës, reformat gjyqësore”, thotë Pendarovski.

Maqedonia ka prezantuar program prej rreth pesëdhjetë faqe, pas çfarë vendet anëtare kanë parashtruar pyetje.

“Më shumë interesohen si do të shkojë procesi i implementimit të Marrëveshjes së Prespës, nëse do të ketë shumicë prej dy të tretave në fund të procesit”, thotë Pendarovski.

“Por, vendet anëtare janë të interesuara edhe për procesin e pajtimit.

“U intereson çfarë me procesin e pajtimit. tani deputetët kanë tridhjetë ditë, kanë kohë të parashtrojnë propozime, nëse politikisht, nëse ligjërisht. Do të shohim çfarë do të bëhet. Por, atë që e thanë se është shumë me rëndësi që pajtimi të mos e minojë sundimin e të drejtës, transmeton koordinatori kombëtar.

E pritur, vendet anëtare janë interesuar edhe për të ashtuquajturat “ndikimet e jashtme malinje”.

“Maqedonia i ka bindur aleatët se vendi është përkushtuar në qëllimin strategjik për anëtarësim në Aleancë, por se “ndikimet e jashtme malinje” vërehen, veçanërisht para dhe gjatë kohës së proceseve kyçe, si për shembull rreth 27 prillit, por edhe gjatë fushatës për referendum.

“Ka gjurmë të kërcënimeve hibride, përmes lajmeve të rreme”, ka sqaruar Pendarovski.

Sipas tij, intensiteti i këtyre ndikimeve është më i madh deri te inkuadrimi në Aleancë, pas çfarë dukshëm ulet, njëjtë në atë që ndodhi në Mal të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.