Thursday , December 13 2018

Maqedoni: Mbi 4000 parashtresa për shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut vetëm në 2017

Avokati i Popullit kishte mbi 4 mijë parashtresa për shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut gjatë vitit 2017. Kishte regjistruar drejtësi selektive, administratë të politizuar, raste të shpeshta të vdekjes në burgje, gjyqësor joefikas dhe mosndëshkim të policëve që veprojnë në kundërshtim me ligjin, përcjell Fakte.

Arrestimet e deputetëve pa heqjen e imunitetit kanë qenë po ashtu shqetësuese për Avokatin e Popullit. Problematike mbetet ende mungesa e shtetësisë së një morie qytetarësh. Avokati i Popullit ngritë shqetësimin edhe për bllokimin e proceseve gjyqësore në procedurat byrokratike.

Avokati i Popullit ngrit shqetësimin për mungesën e sistemit të ri socializmit në burgje dhe kushtet tejet të rënda të shkaktuara edhe më tej nga mbingarkimi. Zyra e Avokatit të Popullit ka regjistruar edhe një numër të madh të rasteve të diskriminimit dhe mobingut në punë.

Por, në raportin e Avokatit të Popullit është shënuar edhe çështja e dhunës ndaj fëmijëve dhe martesat e mitura. Por, u kujtua edhe mungesa e mbrojtjes së fëmijëve nga përdorimi i drogës.

Zëvendësja e Avokatit të Popullit, Vaska Mustafovska e cila e prezantoi raportin, tha se shpreson se ky raport kritik do të stimulojë institucione që të përmirësohen.

Deputeti Panço Minov nga partia GROM u pajtua me raportin e Avokatit të Popullit sidomos me raportin mbi punën e gjykatave dhe propozoi që të zhvillohen reformat e nevojshme./Shenja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.