Tuesday , December 18 2018

Maqedoni: Lirohet nga paraburgimi kryetari i Invalidëve të Gjilanit

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së në Gjilan, Afrim Rexhepi është liruar nga paraburgimi. Ai mbrëmë është arrestuar derisa po shkonte në Maqedoni, percjell Fakte. Lajmin për lirimin e tij e ka bërë zyra e kryetarit të komunës së Gjilanit Lutfi Haziri. Ky i fundit e ka anuluar konferencën e jashtëzakonshme që ishte paraparë të mbahet në orën 13:30. “Meqë e kemi marrë lajmin nga familja e kryetarit të Organizatës së Invalidëve të Luftës së UCK ne Gjilan, Afrim Rexhepi për lirimin e tij nga paraburgimi në Maqedoni, ju njoftojmë se kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, e ka anuluar konferencën për media të paraparë në ora 13:30”, thuhet në njoftimin e komunës. Afrim Rexhepi gjendet në Kumanovë për çështje procedurale./TV21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.