Tuesday , March 2 2021

Maqedoni: Kuvendi u shpërnda, zgjedhjet më 11 dhjetor (Video)

Sot Kuvendi në Maqedoni u shpërnda, ndërsa zgjedhjet do të mbahen më 11 dhjetor

Me 110 vota “për”, nga 116 të pranishmit, sot deputetët votuan për shpërndarjen e Kuvendit.

Renata Deskoska nga LSDM si iniciatore e nismës për shpërndarje, tha se ka ardhur momenti t’i jepet fund, siç e quajti “organizatës kriminale” të VMRO-DPMNE-së, t’i jepet fund vjedhjes së buxhetit dhe shkeljes së të drejtave të njeriut.

“Erdhi momenti t’i jepet fund organizatës kriminale të VMRO-DPMNE-së. Erdhi momenti t’i jepet fund kriminalitetit dhe korrupsionit të qeverisë së VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Erdhi momenti t’i jepet fund vjedhjes së parave nga buxheti, t’i jepet fund shkeljes së të drejtave të njeriut dhe erdhi momenti të merret leja për të vrarë që dikush në mënyrë të kundërligjshme e ka adoptuar për vete”, u shpreh Renata Deskoska, nga LSDM.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski konsideron se me zgjedhjet, më në fund do të përfundojë kriza politike që, siç tha ai, u shkaktua nga opozita.

“50 ditët e ardhshme, si kurrë deri tani do të jenë kyçe për atë se, a do të ecë Maqedonia në rrugën e stabilitetit ose do të lejojmë që struktura të UDB-ës përsëri ta fusin vendin në drejtim të dyshimtë. Populli ynë është i mençur, vëren se çfarë ndodhë këtu dhe më gjerë dhe nuk do të lejojë që skenari i konfliktit ndëretnik ndërmjet maqedonase dhe shqiptarëve të pranohet”, tha Ilija Dimovski, nga VMRO-DPMNE.

Deputetët në seancën e sotme parlamentare nuk e pranuan iniciativën e deputetit, Pavle Trajanov për miratimin e ndryshimeve në ligjin për dëshmitarët e mbrojtur dhe në ligjin e Prokurorisë Publike Speciale. Mbështetje nuk mori as propozimi i PDSH-së për shpërndarjen e votuesve të njësisë së gjashtë zgjedhore, raporton TV21, përcjell 21Media.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *