Friday , December 14 2018

Maqedoni: Kuvendi diskuton për Ligjin për amnisti, për incidentin e 27 Prillit

Sot në rend dite në Kuvendin e Maqedonisë me procedurë të shkurtë në lexim të dytë është vendosur propozim-ligji për amnisti të personave të dyshuar, akuzuar dhe dënuar për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit të vitit të kaluar.

Qeveria javën e kaluar dha mendim negativ për këtë propozim-ligj, të cilin e ka dorëzuar OBRM-PDUKM-ja, përcjell Fakte.

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, ka deklaruar se ligji i propozuar nga deputetët e opozitës maqedonase është gjithëpërfshirës dhe se qeveria nuk mendon se kjo është rruga e duhur për zgjidhjen e kësaj çështje.

Ndërsa koordinatori i grupit të deputetëve të OBRM-PDUKM-së Nikolla Micevski, ka thënë se mendimi negativ i qeverisë për ta ka qenë i pritur, por shtoi se përmes debatit ka mundësi që propozim-ligji të përmirësohet./Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.