Wednesday , August 4 2021

Maqedoni-Greqi: Bisedimet në New York mbaruan pa marrëveshje

Në New York pak më parë përfundoi takimi mes shefave të diplomacisë së Maqedonisë dhe Greqisë, me ndërmjetësuesin e Kombeve të Bashkuara Matthew Nimetz. Pas dy orësh takim, Nimetz tha se gati janë mbyllur të gjitha çështjet dhe se të dyja palët po bëjnë gjithçka për të gjetur zgjidhje, përcjell Fakte.

“Siç e dini patëm takim dje dhe sot, ku kemi biseduar një ditë e gjysmë. Mund të them se kemi punuar shumë, çështjet janë të definuara mirë dhe janë precizuar. Mund të them se këto ishin negociata në të cilat punuam shumë. Negociatat janë intensifikuar shumë, siç thanë,  të dyja palët kanë qëndrime shumë të rëndësishme, kurse bëhet fjalë për interesat nacionale. Të dyja palët e njohin rëndësinë e arritjes së zgjidhjes dhe vendosën që të bëjnë një gjë të tillë”, tha ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara./TV21

https://www.youtube.com/watch?v=KXvHAQDyYc8

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *