Wednesday , July 28 2021

Maqedoni, edhe dy hetime në bashkëpunim me Interpolin për keqpërdorime të parave nga Fondet IPA

Ekzistojnë dyshime për keqpërdorim të rreth 200 mijë eurove si dhe ka dyshime se është blerë makineri me pjesë të riparuara. Policia financiare rastin e ka përcjellë në Prokurorinë Publike, por nga Prokuroria ende nuk kanë dhënë asnjë përgjigje, transmeton Fakte.

“Rastet që janë në procedurë para hetimore dhe hetimore tashmë janë nën juridiksionin e Prokurorisë Publike. Bëhet fjalë për raste ku kryesisht fabrika dhe kombinate bujqësore blejnë pajisje, e cila nuk është në përputhje me standardet evropiane. Nga Policia financiare procedura ka përfunduar, ndërsa Prokuroria publike nuk mund të japë ende asnjë përgjigje”,- ka deklaruar për TVM2, drejtori i Policisë financiare, Aleksandar Trgaçevski.

Për ti tejkaluar problemet e këtilla është i patjetërsueshëm formimi i një departamenti të veçantë për hetim në Ministrinë e financave.

Përfaqësuesi i delegacionit të BE, Martin Klauke, ka thënë që lufta kundër mashtrimeve dhe korrupsionit është element kyç për përgatitjen e vendit për anëtarësim në BE.

“Lajmërimet për parregullsi duhet të forcohen, si dhe duhet të forcohet edhe ndërgjegjësimi i të gjithëve. Duhet të bëhen trajnime për ngritjen e aftësive profesionale të personave kyç të cilët punojnë në administratën publike”,- ka thënë përfaqësuesi i delegacionit të BE, Martin Klauke.

Përfaqësuesi i BE, Klauke, ka përkujtuar në lidhje me fondet IPA për Maqedoninë, se Komisioni paraprakisht ka sqaruar shqetësimin për mos planifikimin e sektorëve dhe mospasjen e një politike për reforma strukturore, për çka dhe e ka marrë vendimin për tërheqjen dhe zvogëlimin e mbështetjes financiare./MRT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *