Wednesday , August 4 2021

Maqedoni/Avokati i Popullit: Qytetarët të frikësuar nga gjyqësori

Avokati i popullit, Ixhet Memeti në intervistën për Radio Evropën e Lirë shprehet se qytetarët vitet e kaluara kanë filluar të kenë frikë nga gjyqësori. Memeti thotë se me ndërrimin e pushtetit, është përmirësuar komunikimi i Ombdusmanit dhe institucioneve tjera, përcjell Fakte.

Është fakt se në tërë këtë proces, në tërë këto ngjarje që i kishim këto vite, edhe ky sistem nuk ngeli imun, i njëjti u lëkund dhe ra nën ndikime të ndryshme. Edhe atje rekrutimi i gjykatësve ka qenë mjaftë problematik dhe mjaft i politizuar vite me radhë. Të gjitha këto rrethana sollën deri aty që ky sistem të mos ia dalë që të jetë garanci e qytetarëve për atë që do të thotë – mbrojtje e lirive dhe të drejtave kushtetuese. Qytetarët filluan të kenë frikë nga ky sistem, në vend që të përbënte aleat, se ai është i drejtë dhe se kushdo që gabon, drejtësinë do ta gjejë atje”, u shpreh Ixhet Memeti, avokat i popullit./AlsatM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *