Sunday , July 22 2018

Maqedoni: Akademia e Shkencave refuzoi Reinhard Priben, ndërsa pranoi akademikun serb Kostiç

Akademia e Shkencave dhe Arteve në Maqedoninë Veriore, nuk pranoi për anëtar të jashtëm ekspertin e njohur evropian, gjermanin Reinhard Priebe, ndërsa pranoi me shumicë votash akademikun serb Vlladimir Kostiç, që aktualisht është kryetar i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, shkruan Fakte. Ky skandal ka shkaktuar reagim të shqiptarëve në këtë vend, por edhe të anëtarëve shqiptar të këtij institucioni.

Anëtari shqiptar i Akademisë, Izet Zeqiri ka kërkuar mirëkuptim nga shqiptarët, pasi përmirësimi i gjendjes kërkon kohë:

“Jemi duke punuar me përkushtim dhe të bindur që ASHAM ende nuk është në nivelin ideal që duhet të jetë, por drejtimi që i kemi dhënë ne, anëtarët shqiptare kësaj akademie na bën optimist në arritjen e qëllimeve që këtë instituicion ta bëjmë vatër shkences dhe të artit shqiptar, dhe kjo nuk na lejon të heqim dore nga ky mision. 
Akuzat ndaj nesh do të jenë të përkohshme dhe le të bien vetëm ndaj nesh, ndërsa Akademia do të jetë e qytetarëve, përfshirë edhe e atyre shqiptarë të cilët do ti shijojnë edhe benefitet dhe të mirat e kësaj akademie. 
Ne jemi përkushtuar që të vazhdojmë betejën tonë që nga brenda të punojmë dhe avancojmë këtë institucion, nga e cila mendojmë se në asnjë situatë nuk guxojmë të heqim dorë. 
Braktisja e ASHAM-it nga akademikët shqiptarë do të ishte vetëm nje dorëzim që nuk do ta shqetësonte askënd, por do të na dëmtonte neve shqiptarëve. Ne duam të vazhdojmë sukseset, përparimin dhe pavarësinë e Akademisë dhe jo të ikim nga përgjegjësia.” – ka shkruar veç tjerash Zeqiri./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.