Wednesday , June 23 2021

Maqedoni, a do të ketë përgjegjësi penale për ndonjë parti si për HDZ-në e Sanaderit?

Partitë politike mund të kenë përgjegjësi si persona juridikë për veprat e kryera penale, porositi para pak kohe prokurorja speciale Katica Janeva. A do të bart, së shpejti, ndonjë parti politike përgjegjësi penale si kolektiv, sipas shembullit të partisë HDZ së Sanaderit?  

“Disa vepra që ndëshkohen me ligj, kryhen në emër të kolektivit dhe për të përmbushur interesat e atij kolektivi. Prandaj vlerësohet se është e drejtë që të ndëshkohet i tërë kolektivi, e jo vetëm disa anëtarë individualë të tij. Interes i tillë i drejtësisë ekziston edhe në aspektin e partive politike”, shkruan analiza e Portalb.mk dhe NovaTV.

Këtë, para pak kohe, e porositi prokuroja speciale Katica Janeva në konferencën ndërkombëtare “Ballafaqimi me korrupsionin dhe shteti i robëruar në Evropën Juglindore”.

Në Maqedoni deri tani asnjë parti politike nuk ka bartë përgjegjësi për veprat e kryera penale, ndonëse partitë politike janë persona juridikë dhe, sipas nenit 122 paragrafi 6 të Kodit Penal, mund të bartin përgjegjësi penale.

Në rajonin tonë, është i njohur rasti i partisë kroate HDZ e cila, përveç liderit të saj Ivo Sanader, u dënua se ka funksionuar si shoqëri kriminale dhe u ndëshkua me 653 mijë euro dhe konfiskim të pasurisë.

A do të bart, edhe në Maqedoni, ndonjë parti politike përgjegjësi penale si kolektiv, sipas shembullit të partisë HDZ së Sanaderit?

Sipas Slagjana Taseva, anëtare e komisionit për anti-korrupsion, ky është opsion i mundur, port më së shumti do të varet nga prokurorët publikë dhe nëse ata do të kërkojnë përgjegjësi nga ndonjë parti politike.

“Sipas ligjit ka mundësi që partitë politike të përgjigjen dhe mund të realizohet procedurë kundër vetë partisë, por që deri tani nuk zbatohet. Krejt është në duart e prokurorit publik”, ka thënë Taseva.

Përgjegjësia kolektive

Analisti Petar Goshev thotë që, nëse pjesa më e madhe e udhëheqësisë së ndonjë partie politike ka marrë pjesë në falsifikim të zgjedhjeve dhe anëtarët e organeve partiake kanë pasur dituri për këtë, atëherë përgjegjësia definitivisht bie edhe mbi partinë, e jo vetëm mbi individë.

“Kjo donë të thotë se partia e mbron krimin; kemi shembull konkret, në çastin, kur dolën bombat  e Zaevit, partia VMRO-DPMNE mbajti kongres. Delegatët në atë kongres, me vetëm një votë i përmbajtur, sërish e zgjodhën për lider aktorin kryesor të dramës dhe tragjedisë në Maqedoni dhe ata iu bashkëngjiten gënjeshtrës e mashtrimit”, thotë Goshev.

Goran Lefkov është gazetar hulumtues, i cili para pak kohësh i ka hulumtuar pronat e partive, ka publikuar se VMRO-DPMNE është një nga partitë më të pasura në Evropë, më e pasur edhe se partia Merkelit që ka pronë me vlerë rreth 60 miliona euro. Sipas tij, partitë politike duhet të bartin përgjegjësi kolektive për vendosjen e funksionarëve në pozita politike në administratën shtetërore.

“Nëse ndonjë vepër penale kryhet nga funksionar i cili vendoset nga një parti e caktuar politike, për vendosjen e atij funksionari do të përgjigjen të gjithë nga kreu i partisë që e ka nënshkruar vendosjen a atij funksionari. Në atë rast liderët e partive politike do të avancojnë njerëz të ndershëm, në vend të kriminelëve si ka qenë deri tani”, mendon Lefkov.

HDZ e ndau fatin e liderit të saj Sanader

Ish kryeministri kroat Ivo Sanader u dënua me nëntë vite burg në aferën “Fimi media”. Por edhe më interesant është se partia e tij me orientim djathtist, HDZ -Hrvatska Demokratska Zajednica (Asociacioni demokratik kroat), gjithashtu u dënua me 653 mijë euro dhe konfiskim të pronës për shkak të veprave penale. Në një mënyrë ky ishte një vendim pionier në gjyqësinë evropiane, sepse është hera e parë një parti të dënohet për kriminalitet si kolektiv.

“Pavarësisht nga kjo HDZ, deri sot, nuk është penduar për bashkëpjesëmarrje në vepra penale, për të cilat tanimë edhe është dënuar, ndërsa dënimi politik për ato vepra iu shqiptua para disa vitesh. Udhëheqësia e sotme e HDZ-së e mban qëndrimin se veprat penale i kanë kryer vetëm individë, të cilët asokohe i kanë kryer funksionet kyçe në kreun e partisë, por që krejt partia nuk ka qenë e përfshirë në ato veprime dhe se udhëheqësia e sotme nuk bartë përgjegjësi për atë. Fakti se nuk ka pendim, mbase është një nga arsyet për të cilat HDZ-ja nuk po ia del ta përmirësojë pozitën e saj në publik”  kishte shkruar para pak kohe Al Xhezaira në analizën e vet lidhur me fatin e HDZ-së pas vendimeve gjyqësore në Zagreb.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *