Sunday , January 17 2021

Maqedoni: 5 të vdekur në 4 ditë, vetëm dje 10 aksidente

Vetëm dje në Shkup kanë ndodhur 10 aksidente rrugore, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Është kryer ekspertizë e 9 aksidenteve rrugore, ndërkaq katër persona kanë kaluar vetëm me dëme materiale, ndërkaq 9 të tjerë janë lënduar fizikisht. Përndryshe, Shkupi është në vendin e parë sipas aksidenteve rrugore dhe viktimave, pastaj vijon Tetova dhe Strumica, transmeton Fakte.

Nga fillimi i vitit deri në muajin qershor janë evidentuar gjithsej 1.795 aksidente rrugore. Nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin e Rrugëve rekomandojnë që pjesëmarrësit në komunikacion të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe të sigurtë, ta respektojnë sinjalizimin rrugor dhe të kujdesen për shpejtësinë e lëvizjes.

“Si zona kritike do ta theksoj rrugën në kahje Kërçovë –Ohër, ku rruga po rikonstruohet sepse po ndërtohet aksi më i ri rrugor. Pjesë specifike e aksidenteve rrugëve në Maqedoni është autostrada mes Demir Kapisë dhe vendkalimit kufitar Bogorodicë, atje fatkeqësisht mbrëmë ka ndodhur një aksident. Ndërsa edhe atje rruga është duke u rindërtuar”, u shpreh Stojçe Stamenkovski, Kryetar i KRSKRR.

Stamenkovski i bëri thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme që nëpërmjet policisë rrugore të jetë vazhdimisht  e pranishme në terren për mbajtjen e rendit në komunikacion. Ai gjithashtu i dërgoi apel ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë” dhe Agjencisë për Rrugë Shtetërore , që në kohë t’i informojnë qytetarët për rikonstruimin e rrugëve dhe njëherazi të njëjtat të sinjalizohen në mënyrë adekuate. Për shkak të temperaturave të larta, nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion apelojnë te qytetarët të udhëtojnë gjatë orëve të hershme të mëngjesit dhe gjatë udhëtimeve të ndalojnë më shpesh për pushim dhe pauza./TV21

https://youtu.be/yP1S4ITkECo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *