Saturday , January 23 2021

Maqedoni: 2/3 e të rinjve lëshojnë vendin

Dy e treta e të rinjve perspektivën e tyre e shohin jashtë Maqedonisë. Mbi 50% e të rinjve janë papunë. Janë këto numra që dalin nga projekti “Korelacioni në mes prioriteteve rinore dhe politikave zyrtare”, nën organizimin e “Progres”- Instituti për Demokraci Sociale dhe Institutit për analiza sociologjike, transmeton Fakte.

Në debat u shtruan nga panelistët Petar Atanasov dhe Emilija Simoska u shtruan çështje që tangojnë të rinjtë: Ku janë të rinjtë? Ku gabuam? Pse të rinjtë nuk janë prioritet i politikave qeveritare?

“Të rinjtë gjenden në margjinat e shoqërisë. Gjendja sa shkon e përkeqësohet. Mbi 50% e të rinjve janë pa punë. Nuk ka struktura as ligje që do të tangonin çështjet e të rinjve. Ata nuk janë pjesë e proceseve vendimmarrëse. Atyre u intereson vetëm ikja nga vendi. Maqedonia nuk po arrin t’i sigurojë hapësirë vepruese pjesës më të rëndësishme shoqërisë-rinisë. Ky pushtet më shumë vëmendje i ka kushtuar pensionistëve”, tha profesori universitar Petar Atanasov.

Nga ana tjetër, profesoresha universitare Emilija Simoska foli për pasivitetin rinor dhe pasojat.

“Kemi mungesë të aktivizmit rinor. 43% e të rinjve aspak s’janë të njohur me politikat rinore, 13% as që e dinë se ekzistojnë politika rinore. Nga raporti mund të përfundoj se duhet një komision kuvendor për politikat rinore. Na duhet një aktivizëm më i madh rinor që rinia jonë të mos e shohë zgjidhjen jashtë vendit. 2/3 e të rinjve zgjidhjen e shohin jashtë vendit. Nga anketa jonë 62% e të rinjve i përkasin ndonjë partie, ndërkaq vetëm 15% janë pjesë e ndonjë organizate jo qeveritare”, deklaroi profesoresha Simoska.

Panelistët rekomanduan përmirësim të arsimit. Sipas tyre, arsimi është i rëndësishëm për përmirësimin e gjendjes, por duke siguruar sistem arsimor të mirëfilltë. Ata u bën thirrje për aktivizim më të theksuar rinor./Portalb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *