Tuesday , June 22 2021

Maqedonasit: Shqiptarët po na e marin Manastrin e Bigurit

E përditshmja maqedonase “Dnevnik” në ballinë ka shkruar për shqetësimet se shqiptarët e krishterë në Maqedoni po tentojnë ta përvetësojnë Manastirin e Bigurit, transmeton Fakte. Sipas gazetës, në kopertinën e librit të Branisllav Sinadinovski “Shqiptarët e krishterë në Republikën e Maqedonisë” është vënë fotografia e Manastirit të Bigurit, ndërsa ky libër është finansuar ngaUniversiteti i Tetovës.

“Dnenik” nuk harron të përmend edhe faktin se protagonisti i ringjaljes së shqiptarëve të krishterë në Maqedoni Sinadinovski është “këshilltar special” i Ali Ahmetit, ndërsa i njejti pretendon se në Maqedoni jetojnë mes 60 mijë dhe 70 mijë shqiptarë të krishterë. Vitin e kaluar në gjykatë u bë edhe regjistrimi i Kishës shqiptare në Maqedoni. Është paralajmëruar edhe ndërtim i kishave dhe objekteve tjera fetare të krishtera në vendin tonë, nga ana e Sinadinovskit, shkruan “Dnevnik”./FAKTE.Net

Untitled

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *