Manipulimi me ndihmat: Humb familjen, nuk gjen emrin në listën e Qeverisë

norët e Hasanbegut vazhdojnë të jenë të shqetësuar, pasi edhe tre javë pas përmbytjeve nuk po arrijnë të marrin shumën paraprake prej 500 eurove të akorduara nga Qeveria…

Banorët thonë se megjithëse kanë kaluar procedurat e vlerësimit dhe kanë dorëzuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar, emrat e tyre nuk janë as në listën e fundit të publikuar nga Ministria e Financave, transmeton Fakte.

“Emrat dhe numrat nuk na kanë dalë akoma. Veten nuk e kam gjet në listë, jo vetëm unë, por ka shumë që nuk e kanë gjetur veten në listë. Kemi parë gjithandej, kemi shikuar këtu, atje, te xhamia (vendet ku vendosen listat)”,- tha banor i Hasanbegut.
-Dhe 500 eurot nuk ua kanë lëshuar?
“Jo, jo nuk i kanë lëshuar, shumë ka jo vetëm unë”– tha një qytetar.
A i keni marrë 500 eurot nga Ministria e Financave?
“Jo, nuk kam marrë asgjë”,– theksoi njëri.
-A keni bërë kërkesë?
“Po, ata kanë qenë këtu të komisionit, por asgjë, unë nuk jam në listë askund”,- u shpreh një banor i Hasanbegut.
Të anketuarit shprehin revoltën e tyre edhe për neglizhencën në punën e Ministrisë së Financave dhe ankohen se jo vetëm emrat nuk ju shkruhen në listë, por ka raste kur emrat dalin me gabime teknike në numrat amzë dhe kjo hap probleme të reja në marrjen e të hollave.
-A figuron emri juaj në listë?
“Po, figuron, vetëm se te unë ka një problem, kanë bërë një gabim te numri i amzës dhe nuk mundem t’i marr paratë. Paratë janë, kanë mbërri, kërkoj kesh në Ministrinë e Financave, por askush nuk të merr në dorë, për atë gabim s’mundem t’i marr paratë”,– theksoi një banor i Hasanbegut.
Edhe Fikret Mustafa kërkonte emrin në listë. Ai gjatë vërshimeve humbi babanë dhe djalin. Paratë nuk mund t’ia ndalin dhimbjen, por të paktën mund të zbusin pak hallet financiare, thotë ai, por assesi ta gjejë emrin e tij në listë.
“Unë personalisht isha aty, i kam dhënë dokumentet, ashtu siç kanë kërkuar ata. Kam qenë në Ministrinë e Financave, sepse numrat nuk kam mund me i marrë dhe edhe personalisht aty kam shkuar. Nuk jam as në listë”,– theksoi  Fikret Mustafa.
Banorët ankohen edhe për selektimin, pasi, sipas tyre, paratë janë lëshuar vetëm për ata që kanë xhirollogari në banka të caktuara, e jo për të gjithë./MRT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *