Vazhdojnë manipulimet që BDI dhe lideri i saj Ali Ahmeti po u bën shqiptarëve. Pas takimit të shotshëm të Ahmetit me zyrtaren e lartë amerikane Viktoria Nuland, në profilin e tij oficial dhe në mediume, u liferua një fotografi, gjoja nga takimi i sotshëm me Nuland, raporton Fakte. Në foto shiheshin dy bashkëbiseduesit të buzëqeshur, bile në gjoksin e Ahmetit shkruante në bexh “VIP”, Kuptohet nuk mungonin as vargjet se “sa për mrekulli ka kaluar takimi..”.
Por, në fakt, shqipturëve u servua edhe një manipulim i radhësm në vazhdën e manipulimeve të përditshme. Fotografia që gjoja ishte shkrepur sot, ishte e njejta fotografi nga viti i kaluar (13.07.2015), që gjithashtu ishte postuar në profilin e Ali Ahmetit në FB.
Për të vërtetuar se bëhet fjalë për manipulim të thjeshtë, mund të krahasohet edhe veshja e zonjës Nuland në fotografitë e sotshme në ambasadën amerikane si dhe me liderët maqedonas. Ata që përcollën takimet e Nuland me Ahmetin (dhe me liderët tjerë) thonë se megjithate sivjet nga fytyrat ka munguar buzëqrshja e para një viti./FAKTE.Net