Tuesday , October 23 2018

Manastir: Taksisti 53 vjeçar ka ngacmuar seksualisht vajzën 15 vjeçare

Gjatë ditës së djeshme I.T. nga Manastiri ka paraqitur në polici se taksisti i cili ka bartur vajzën e saj 15 vjeçare, të njejtën e ka ngacmuar seksualisht, shkruan Fakte. Ajo në deklaratë ka thënë se vajza pasi kishte hypur në taksi, e ulur në ulësen e mbrapme, ka filluar të ngacmohet nga vozitësi. Sipas të ëmës, vozitësi ka zgjatur dorën dhe ka filluar të prekë vajzën në trupin e saj.

Pas paraqitjes së rastit, policia ka zbuluar se bëhet fjalë për T.K  53 vjeç nga Manastiri dhe kundër të njejtit është ngritur procedutë adekuate./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.