Tuesday , December 11 2018

Manastir: 2 vetura të taksambledhësve shkatërrohen. A është aksidentale?!

Dy vetura të taksambledhësve të Manastirit DAP, janë shkatërruar mëngjesin e sotshëm, shkruan Fakte. Njëra veturë ka përfunduar e përmbysur në koritën e lumit Dragor, ndërsa tjetra në disa metra afërsi është thyer. Në të dyja mund të shihen dokumente brenda. Në afërsi janë edhe zyrat e Drejtorisë për të Ardhura Publike.

Nga policia thonë se bëhet fjalë për aksident, pasi sipas tyre, një veturë e tipit Mercedes, i ka goditur ato dhe kështu njëra Fiat Panda ka rënë në lumë, shkruan Fakte. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa organet e rendit po punojnë në zbardhjen e plotë të rastit./FAKTE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.